Një veturë ka përfunduar në një gropë të madhe në lagjen “Aktash” në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku në rrugën “Gazmend Zajmi”.
Siç kanë thënë dëshmitarët e rastit për KOHËN, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kombibus.
Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikës e autoambulanca.
Dyshohet se ka të lënduar.