Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi po trajtohej nga një aksident që e kishte pësuar tre muaj më parë, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të shtunën.
Viktima po trajtohej pas aksidentit më 2 prill në fshatin Koretin të Kamenicës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.