Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi sot se një i burgosur është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.
Telegrafi nga burimet e veta mëson se i burgosuri është Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen një ushtari rus në vitin 2000.
Për Hajrizin, kjo është hera e nëntë që arrin të largohet nga burgu.
Para pak muajsh, ai kishte rrëfyer se si kishte arritur të arratisej nga edhe nga kampi ushtarak amerikan “Bondsteel”.
Faton Hajrizi në moshën 15 vjeçare, derisa ishte duke shkuar në shkollë ishte fjalosur me një ushtar ruse, duke ia marrë armën dhe duke e vrarë.
Ai kishte thënë se vrasjen e ka kryer pasi kishte parë që ushtari rus kishte sharë disa shqiptarë.
Ndryshe Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A