Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Prizren rreth pasditen e së shtunës, ku një automjet ka goditur një biçiklist.
Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, ka deklaruar se aksidenti është njoftuar rreth orës 17:40.
“Në rrugën ‘Ekrem Rexha’ është goditur një biçiklist nga një automjet. I njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, por për shkak të plagëve të marra ai ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor,” tha Gashi.
I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).