Fjalë Kyçe

Ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Mot kryesisht me diell dhe me vapë pritet të mbajë në pesë ditët e javës së ardhshme, por personat me sëmundje kronike rekomandohet t’i shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta. Sipas njoftimit të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë celsius.

Instituti njofton se të hënën do të ketë mot kryesisht me diell. Vranesira parashihen rreth maleve , ku vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Ditën e martë do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

Të mërkurën moti parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

Lexo po ashtuNdahet nga jeta nëna e komandantëve të UÇK-së, Ramë e Shukri BujaDitën e enjte moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Të premten moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s.
“Indeksi UV do të jetë shumë i lartë , parashihen rreth 60 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.