Autostrada Thumanë-Kashar është e hapur dhe në të mund të qarkullohet pa pagesë.
Mëngjesin e së hënës, kompania koncensionare që menaxhon segmentin pjesë të Korridorit Blu ka kryer test të përkohshëm në sistemin e toll-eve. Autostrada do të vijojë të jetë pa pagesë edhe për një periudhë tjetër kohe, deri sa sistemet të jenë në funksion të plotë.
Para se të vendoset aplikimi i pagesës, Koncensionari do të bëjë edhe njoftimin paraprak për drejtuesit e automjeteve që do të zgjedhin të kalojnë në Thumanë-Kashar.