Fjalë Kyçe

Sot konstituhohet Parlamentit Evropian

Sot konstituhohet Parlamentit Evropian

Seanca konstituive e përbërjes së re të Parlamentit Evropian (PE) do të nisë sot dhe do të mbahet deri më 19 korrik në Strasburg dhe deputetët fillimisht do të kenë për detyrë të zgjedhin presidentin dhe nënkryetarët e këtij organi legjislativ të BE-së, e më pas do të të vendosë nëse do të mbështesë presidenten aktuale të Komisionit Evropian, Ursula don der Leyen për të marrë një mandat të dytë në atë pozicion.

Seanca ka filluar në orën 10:00, pas së cilës deputetët do të zgjedhin presidentin e PE-së me mandat për dy vjet e gjysmë.

Kryetari i PE-së zgjidhet me votim të fshehtë dhe me shumicë absolute të votave të vlefshme. Pas zgjedhjes së kryetarit të PE-së, deputetët do të zgjedhin sot 14 nënkryetarë, ndërsa nesër duhet të zgjedhin edhe pesë kuestorë, të cilët janë përgjegjës për çështje administrative dhe financiare që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me deputetët dhe kushtet e tyre të punës. Zëvendëspresidentët dhe kuestorët e PE-së zgjidhen gjithashtu me shumicë absolute, për një periudhë dyvjeçare e gjysmë, si dhe Presidenti i Parlamentit Evropian.

Trump zgjodhi kandidatin e tij për nënpresident, Biden mesazh amerikanëve: Mbroni Republikën
Votimi për kandidaturën e Von der Leyen për një mandat të ri është planifikuar për të enjten, 18 korrik në orën 13:00, njoftoi më herët Parlamenti Evropian. Von der Leyen, gjithashtu, anëtare e Partisë Popullore Evropiane, e cila mori mbështetjen e liderëve të BE-së në fund të qershorit, do të flasë në sesionin e PE në orën 09:00 të mëngjesit të asaj dite dhe do të prezantojë vizionin dhe planet e saj për pesë vitet e ardhshme, të cilat do të pasohen nga një debat me anëtarët e PE.

Pas diskutimit do të bëhet votimi i fshehtë për kandidaturën e saj dhe që ajo të zgjidhet duhet të marrë mbështetjen e shumicës absolute të deputetëve, pra të paktën 361 nga 720 deputetë. Nëse nuk votojnë mjaft eurodeputetë për të, udhëheqësit e BE-së duhet të propozojnë një kandidat të ri për president të Komisionit brenda një muaji.

Gjatë seancës plenare, deputetët do të votojnë edhe përbërjen numerike të komisioneve dhe nënkomisioneve të përhershme, si dhe të delegacioneve ndërparlamentare.

Në rendin e ditës është edhe një debat me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Komisionin Evropian për samitin e liderëve të BE-së më 27 qershor, si dhe për çështjen e luftës në Ukrainë.

Të mërkurën, liderët e grupeve politike do të bëjnë deklarata për nevojën e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për Ukrainën, e ndjekur nga një votim për një rezolutë për mbështetjen për atë vend.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga 6 deri më 9 qershor të këtij viti dhe më së shumti vota fitoi Partia Popullore Evropiane, e cila sipas rezultateve paraprake ka 188 mandate, ndërsa socialistët dhe demokratët janë në vendin e dytë me 136 mandate.