Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Tajlanda ka hequr nga sot vizat për qytetarët e Kosovës.
I pari i ekzekutivit Albin Kurti ka shkruar se pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë.
“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, ka shkruar Albin Kurti.
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti kanë filluar të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian.
Më 5 janar ishte konfirmuar se edhe Spanjën për kundër që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, megjithatë ka njohur pasaportën.
Pas Spanjës, vizat për qytetarët e Kosovës i kishin hequr edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Izraeli.