Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është duke raportuar drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Mbledhja e këtij Komisioni është e mbyllur për media.
Ajeti në këtë mbledhje do të raportojë për situatën e sigurisë në Kosovë pas deklaratave të zyrtareve shtetërorë se vendi mund të sulmohet përsëri nga grupet terroriste të trajnuara në Serbi.
Krerët e institucioneve të Kosovës së fundmi kanë shfaqur shqetësim se grupet e armatosura serbe për rreth kufirit me Kosovën po bëjnë përgatitje për sulme të rena në veri. Qeveria ka kërkuar nga Serbia dorëzimin tek organet e drejtësisë së Kosovës organizatorin e sulmit terrorist Milan Radojiciq