Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga disa të shtëna në mesnatë në Loznicë të Serbisë. Mediat në Beograd raportojnë se policia serbe e ka gjetur pasaportën e të dyshuarit dhe se ajo është pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajzirit, të lindur më 1991, shkruan Periskopi.
Periskopi ka mësuar nga burimet e veta se i arrestuari Artan Hajrizi është vëllai i Faton Hajrizit, i cili u arratis nga Burgu i Smrekonicës tash e 10 ditë.
Raportohet se policia kufitare serbe po kryente një kontroll rutinë në një makinë ku dyshohet se udhëtonin një grup shqiptarësh, ky njëri prej tyre sipas mediave në Beograd, ka qëlluar në drejtim të policisë