Në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar pasi janë kapur në flagrancë duke pranuar gjësende të blera me kartela bankare të huaja.
Policia njofton se gjatë kontrollit të shtëpive të personave të dyshuar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy telefona celularë, dy kompjuterë, një laptop si dhe disa dëshmi tjera.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.