Sipas raportit të Policisë së Kosovës,si pasojë e një zjarri janë djegur dje 10 hektarë me pemë, vreshta e pemishte në Suharekë.
Policia tashmë ka nisur hetimet për rastin.
“Suharekë / 23.07.2024 – 17:00. Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftim