Fjalë Kyçe

Koci njofton se është marrë strishoja nga goja e nënës së Hajrizit

Koci njofton se është marrë strishoja nga goja e nënës së Hajrizit

Arianit Koci, i autorizuar nga familja për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit nga Serbia, ka njoftuar se është dhënë strishoja e gojës së nënës së Hajrizit. Ai njoftuar se posa të kryhet analiza, “nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi”.

Koci njoftoi se gjithçka ka shkuar sipas planit.

“Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos”, ka shkruar Koci në Facebook.

Kërkesën e autoriteteve serbe që nënës së Faton Hajrizit t’i merrej pështyma, Koci e kishte cilësuar të çuditshme dhe të dyshimtë.

“Sot për çudi e pata një kërkesë të re nga polica serbe. Po e kërkojnë pështymen e nënës së Fatonit. Reagova ashpër pasi iu thashë se kjo është dashur të bëhej më herët. Është indikative se ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, menjëherë ditën e parë apo të dytë ka thënë se është vrarë Fatoni. Po supozoj se një ministër i një shteti e bazon diku një deklaratë të tillë. Shenjat e gishtërinjve thanë sa po përputhen. Pse duhet me marrë ekstra prova? Sot zyrtari polcior më thotë se disa të dhëna nuk po përputhen dhe në atë kontekst, i përmend shenjat e gishtërinjve. Po më duket situatë e çuditshme, e dyshimtë”, ka thënë ai.

Koci ka qëndruar ditë më parë në stacionin policor në Lloznicë të Serbisë, pranë vendit ku thuhet se ishte vrarë polici serb.

Ai ka qenë edhe në morg.

“Isha në morg. Tash jam qe disa orë në stacionin e Policisë në Lloznicë, aty ku ka ndodhur vrasja dhe ku ka punuar polici i vrarë”, ka thënë Koci ditë më parë.