Gjykata Themelore në Prishtinë nesër do ta shpall aktgjykimin në rastin e vrasjes së rëndë të 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë.
Avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi, ka njoftuar se seanca do të mbahet në orën 09:00.
“Neser me 31.07.24 ne ora 9:00 do te publikohet vendimi i Gjykates per rastin e vrasjes se Lulzim Fejzullahut Per vrasjen e Lulit kan mekate edhe vete 3 Gjyqtare te Gjykates Themelore ne Prishtine te cilet se paku njerit prej sulmuesve mizore ndaj Lulit per vepra shume te randa penale qe nga tentim vrasja e nje nxanesi ne apo afer oborrit te shkolles ne Besian pak vite me pare nuk i dhan denimin meritor”, shkroi Gashi në Facebook.