Faton Klinaku, kryetari i OVL UÇK-së, ka dhënë detaje për rastin e lirimit të paraburgimit të Blerim Ramadanit, ish-ushtari të UÇK-së, që u arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut pasi kishte kërkesë për arrestim të tijin nga Interpool-i i Serbisë.
Klinaku për Klankosova.tv e ka konfirmuar se ka informacioen që është marrë kjo masë ndaj Ramadanit.
“Po është e vërtetë që është liruar me kusht nga masa e paraburgimit”.
“Sa kam marrë informacione nga shoktë e tij dhe ish-bashkëluftëtarët tanë që janë qëndruar në Maqedoni të Veriut, ai do të qëndrojë atje deri në një vendim tjetër të gjykatës maqedonase”, ka thënë Klinaku.
Ramadani ishte ndaluar në vendkalimin kufitar Jazhincë në RMV me kërkesë politike nga Serbia dhe i njëjti është dërguar edhe në paraburgim ekstradues prej 30 ditësh.
Për lirimin e tij u bënë edhe protesta në Shkup dhe në Prishtinë, poashtu edhe institucionet vendore dhe liderë politikë të vendit bënë thirrje për lirimin e tij.