Fjalë Kyçe

Haradinaj pasi propozoi 26 janarin për zgjedhje: T’ia shkurtojmë Kosovës gjendjen dëshpëruese

Haradinaj pasi propozoi 26 janarin për zgjedhje: T’ia shkurtojmë Kosovës gjendjen dëshpëruese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë tri arsye pse ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve të rregullta në një takim të mërkurën me presidenten Vjosa Osmani.

Në një konferencë për shtyp të entjen, Haradinaj ka thënë se Kosovës i duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje “për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë”.

“Ju kam ftuar këtu për tri grupime të dështimeve të Qeverisë, të cilat janë edhe arsyeja pse AAK-ja e ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve. Së pari, dështimet në marrëdhëniet e jashtme, me aleatët e Kosovës. Grupimi i dytë i dështimeve janë në kapjen e institucioneve të pavarura. Nuk ka mbetur asnjë institucion që nuk është armiqësuar. Grupimi i tretë ka të bëjë me dështimet ekonomike, mosinvestimi dhe mosrritja e pagave e deri te paaftësia për të ndaluar rritjen enorme të çmimeve. Këto janë arsyet kryesore edhe pse në takimin e djeshëm e propozuam 26 janarin si datë të zgjedhjeve, në mënyrë që Kosovës t’ia shkurtojmë për disa javë këtë gjendje dëshpëruese”, ka thënë Haradinaj, transmeton Ekonomia Online.

Partitë opozitare, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë pajtuar që 26 janari të shpallet si datë e zgjedhjeve nga presidentja Vjosa Osmani. Osmani ka thënë dje pas takimit me liderët e partive politike se data e zgjedhjeve do të vendoset kah mesi i gushtit.