Serbët janë mbledhur në anën veriore të Urës së Ibrit të mërkurën për siç kanë thënë “gjendjen e keqe në të cilën po jetojnë”.
Në protestë shihen qindra pjesëmarrës. Aty janë edhe përfaqësues të Listës Serbe, si presidenti Zlatan Elek, zëvendësi i tij Dragisha Miloviq, e po ashtu Slavko Simiq, Igor Simiq, Ivan Todosijeviq e Aleksandar Jabllanoviq.
Protestuesit kanë mbajtur në duar pano të ndryshme, disa prej tyre me mesazhe paralajmëruese në rast se hapet Ura e Ibrit. “Në urë mbrojtëm mbijetesën, tash e mbrojmë zhdukjen!” , “Nëse Kurti e hap urën, KFOR-i dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës për gjithçka!”, “Derisa BE-ja dhe SHBA-ja shkruajnë deklarata, ne po na dëbojnë!” dhe “Kërkojmë nga KFOR-i të na mbrojë”, janë disa prej mesazheve.
Sipas mediave në Serbi, në protestë do të kërkohet edhe moshapja e Urës së Ibrit – të cilën po e kërkon me ngulm Qeveria e Kosovës e ka hasur në kundërshtim të ndërkombëtarëve.