Një vjehërr është arrestuar të hënën në Istog nën dyshimin që e ka ofenduar nusen e saj.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ofenduar nga vjehrra e saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.