Dje është arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se nuk e ka respektuar urdhrin mbrojtës të gjykatës ndaj një gruaje.
Ai është dërguar në mbajtje.
“MOSPËRFILLJE E GJYKATËS- Lagjja Dardani, Prishtinë / 16.08.2024-12:00. Me 19.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti nuk ka respektuar urdhërin mbrojtës të lëshuar nga gjykata, ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”