Fjalë Kyçe

“Trepça” largon nga puna edhe një punëtor tjetër, nuk ishte paraqitur në punë që nga muaji prill

“Trepça” largon nga puna edhe një punëtor tjetër, nuk ishte paraqitur në punë që nga muaji prill

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër.

Ky punëtor është me inicialet B.B. dhe sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Trepça” ka bërë të ditur se i njëjti nuk ishte paraqitur në punë që nga 01 prilli i këtij viti dhe se ishte gjithashtu recidivist i shkeljeve të detyrave të punës.

“Me datën 29.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.B. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:4651 e dt. 26.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për arsye se i njëjti nuk është paraqitur në punë që nga data 01.4.2024 si dhe po ashtu i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të detyrave të punës”, thuhet në njoftim.