Fjalë Kyçe

Ter Stegen për kartonin e kuq të Garcias: Nuk e kuptuam njëri-tjetrin

Ter Stegen për kartonin e kuq të Garcias: Nuk e kuptuam njëri-tjetrin

Në dhomën e zhveshjes së Barcelonës ndihej një përzierje zemërimi për humbjen, krenari për qëndrimin e ekipit dhe dëshirë për të nxjerrë mësime dhe për t’u përmirësuar për të arritur rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme.

Në fund të ndeshjes, kapiteni blaugrana, Marc-André Ter Stegen, u shpreh për veprimin që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, kartonin e kuq të Eric García-s: “Nuk e kuptuam njëri-tjetrin, ishte një veprim fatkeq”.

Barcelona u mposht 2:1 nga Monaco mbrëmë në Ligën e Kampionëve, duke e nisur keq këtë edicion të ri.

E portieri Ter Stegen foli rreth këtij takimi më gjerësisht.

“Luajtëm 80 minuta me një lojtar më pak. Nuk duhet të na ndodhin gjëra të tilla, por këto janë pjesë e futbollit”.

Sa i përket debutimit të pafat në Champions, gjermani shprehu keqardhjen për rezultatin: “Na dhemb humbja, u përpoqëm, donim të merrnim të paktën një pikë. Në fund, për shkak të një goli, pak i merituar në atë moment. Ndihesh keq që nuk morem asnjë pikë”.

Lidhur me qëllimin e ekipit me dhjetë lojtarë, ai theksoi: “U përpoqëm të mbyllnim hapësirat, na funksionoi mirë, por ata na shënuan pa shumë lojë nga ana e tyre. Qëllimi ishte të fitonim. Do të përpiqemi të marrim fitoren e parë. Tani fokusi është te Villarreali”.