Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.
Ndryshe, Instituti ka njoftuar se sipas disa parashikimeve, nga fundjava, sidomos më datë 4 dhe 5 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundshme nëpër disa vende.
“Parashikohet që pjesa perëndimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rrafshit të Dukagjinit 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasysh situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore. Për çfarëdo ndryshimi, do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.