Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dezinformuar se është Kosova ajo që po provokon, ndërsa Serbia punon në paqe.
“Nuk shoh konflikte edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, të ecim përpara, t’i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre, për vendin tonë në Kosovë, për popullin tonë kudo. Por secili ka të drejtë të mendojë çfarë të dojë”, ka thënë Vuçiqi para gazetarëve kur u pyet për deklaratën e ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, se përveç konfliktit në Lindjen e Mesme, ai ka frikë edhe nga kriza e Kosovës.
Heqja e gungave pa operacion sapo ka filluar në !
“Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, tha Vuçiq.