Sulmet e qenve endacakë në Prishtinë vazhdojnë të jenë rrezik për qytetarët. Të shtunën pasdite, një burrë është sulmuar nga disa qen endacakë në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Në foton e siguruar nga KOHA, shihet se burrit i janë shqyer pantallonat nga sulmi i qenve. Ai u bëri thirrje institucioneve ta trajtojnë sa më shpejtë çështjen e qenve endacakë.
Gjatë ditës së sotme, nga sulmi i qenve endacakë e pësoi edhe drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni. Ai u sulmua brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Edhe mbrëmjen e së premtes pati sulm nga qentë endacakë ndaj një gruaje në moshë në qendër të kryeqytetit.
Pavarësisht premtimeve për zgjidhje, Komuna e Prishtinës deri tash ka dështuar ta trajtojë problemin e qenve endacakë.