Fjalë Kyçe

Mbyllet përkohësisht një biznes që trajtoi ilegalisht nënprodukte shtazore

Mbyllet përkohësisht një biznes që trajtoi ilegalisht nënprodukte shtazore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ia ka ndaluar përkohësisht veprimtarinë një operatori pasi trajtonte ilegalisht nënprodukte shtazore.

AUV-i njoftoi se pos mungesës së dokumentacionit, hapësirat s’kishin kushte teknike sanitare për të ushtruar veprimtarinë.

Ekipi inspektues ka urdhëruar largimin dhe tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve. Nga aty u larguan rreth 500 kilogramë nënprodukte.

“Po ashtu ka bërë mbylljen e subjektit. Lokacioni do të mbahet i mbikëqyrur nga organet shtetërore dhe njëkohësisht ndaj operatorit do të iniciohet procedura për gjykatë. Çdo operatorë ekonomik i cili nuk përmbush kriteret ligjore për të ushtruar llojin dhe natyrën e veprimtarisë ekonomike. Përveç se bie ndesh me ligjin ai njëkohësisht mund ta rrezikojë shëndetin publikë. Menjëherë pas masave ekzekutive të mbylljes, Do të përballet edhe me masat vijuese të ndjekjes përmes organeve të drejtësisë. AUV falënderon raportuesin dhe bënë thirrje edhe për të tjerët qe të raportojnë kurdo qe shohin veprime qe rrezikojnë shëndetin publikë dhe ambientin. Rasti i është trajtuar nga Inspektorët veterinarë zyra regjionale e AUV-së Prizren, sasi e produkteve të ndaluar- larguara është rreth 500 kg”, thuhet në njoftim.