Një person ka vdekur si pasojë e shpërthimit në një pompë derivatesh në Pejë mëngjesin e së premtes.
E një person tjetër ka pësuar lëndime, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Pejë.
“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit dhe një tjetër është dërguar për trajtim mjekësor, por lëndimet e tij nuk janë serioze. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë.
“Rreth orës 9:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim. Dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompe të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.