Shumë nga pjesëmarrësit në trafik i thejnë rregullat në trafik.
E shpesh as ata që duhet të jenë shembull për respektimin e tyre, zyrtarët e shtetit nuk shpëtojnë pa i thyer ato.
Pikërisht sot tek zebrat në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, një veturë me targa zyrtare i ndal aty, për t’i marrë fëmijet nga shkolla.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje në redaksi, ku vozitësi i papërgjegjshme i kësaj makine Pegeout shihet se si e kryen një veprim të tillë.