Presidenti i Llapit, Beqir Batatina konsideron se klubi i tij është dëmtuar në këtë fillim sezoni në Superligë.
Kreu i klubit llapjan ankohet se ekipi është dëmtuar në dy ndeshje nga gjyqtarët, me ç’rast i ka humbur 6 pikë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Batatina i ka përmendur ndeshjet me Prishtinën dhe me Dukagjinin, në të cilat mendon se llapjanët u dëmtuan.
Ai si president i klubit kërkon drejtësi, në të kundërtën “kërcënon” se nuk ia vlen të investohet më.
Si President dua të di: a ka dikush inate personale ndaj Llapit? A po ju dhemb sepse trajneri i Llapit ka arritur të ndërtojë një organizim dhe një projekt madhor, ndoshta më i mirë se sa në kombëtare? Pse duhet të dëmtoni ekipin, trajnerin dhe stafin? Jam i shqetësuar nga mungesa e drejtësisë ndaj skuadrës ku unë jam President”, shkroi Batatina.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kreut të KF Llapit.