Ka mjaftuar goli i Sunday Adetunjit në fund të pjesës së parë ndaj Malishevës që Ballkani të arkëtojë 3 pikë të reja, të cilat e rikthejnë në krye të tabelës së klasifikimit.
Kampioni aktual i Kosovës ka grumbulluar 25 pikë, aq sa ka edhe Drita, por që gjilanasit kanë një ndeshje të mbetur për ta zhvilluar, ndaj FC Suharekës, raporton Klankosova.tv
Malishevasit mbeten në vendin e tretë me 22 pikë, një më shumë se Prishtina e pozitës së katërt.
Pas këtij triumfi, Ballkani ka regjistruar plot 731 ditë kalendarike, pa humbje në stadiumin e qytetit të Suharekës