Fjalë Kyçe

Përfundon intervistimi i Rizvanollit, avokati i saj nuk jep detaje

Përfundon intervistimi i Rizvanollit, avokati i saj nuk jep detaje

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale.

Pas intervistimit u deklarua avokati i saj, Artan Qerkini.

Por, Qerkini nuk dha shumë detaje pasi sipas tij çdo publikim paraqet vepër penale.

“Ministrja Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares. Prokurori e ka lexuar një paralajmërim për shkaqe të hetimeve, detajet e hetimeve nuk duhet të behën publke, ngase çdo publikim paraqet veper penale. Më shumë se kaq nuk mund të themi më shumë. Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares”, ka thënë ai para mediave transmeton Klankosova.tv

Intervistimi i ministres së Ekonomisë u konfirmua edhe nga PSRK-ja.

Përmes një komunikate për media, ku u tha se intervistimi u bë me ftesë të kësaj prokurorie, për një çështje penale të cilën e ka në hetim.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhej në njoftim.