Një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në një vetaksident në fshatin Doberdolan të Suharekës të premten në mbrëmje, ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimit, shoferja ka shkaktuar vetaksident nga pakujdesia dhe pesë pasagjerë që ishin me të kishin pësuar lëndime trupore.
“Njëri nga pasagjeret është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion