Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton se sot nga ora 12:00-13:00 do të protestojnë para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në njoftim dërguar mediave theksohet se me këtë protestë, “FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe për injorimin e protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së”.