Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës ka një apel për qytetarët

Policia e Kosovës ka një apel për qytetarët

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes dhe përgjegjësi maksimale në trafik për të parandaluar aksidentet dhe humbjet e jetëve njerëzore.

Policia apelon për respektim të shpejtësisë së lejuar dhe rregullat e trafikut.

“Ngadalësoni, familja ju pret. Mos e mbyllni para kohe rrugëtimin e jetës tuaj. Mos harroni: jeta e humbur nuk kthehet. Ruani sigurinë tuaj dhe atë të të tjerëve në rrugë”, thuhet në reagimin e Policisë.