Fjalë Kyçe

Sot është dita botërore kundër korrupsionit

Sot është dita botërore kundër korrupsionit

Fushata për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit 2024-2025 fokusohet në rolin që luajnë mbrojtësit e rinj të integritetit si avokatë, duke rritur ndërgjegjësimin për korrupsionin dhe ndikimet e tij në komunitetet e tyre.

Ajo do të përforcojë zërat e udhëheqësve të integritetit të së nesërmes, duke i lejuar ata të shprehin shqetësimet dhe aspiratat e tyre, me shpresën se thirrjet e tyre do të dëgjohen dhe do të veprohet sipas tyre.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 31 tetor 2003 miratoi Konventën kundër korrupsionit, e cila ka hyrë në fuqi në dhjetor 2005.

Në përvjetorin e saj të 20-të, kjo Konventë dhe vlerat që ajo promovon janë më të rëndësishme se kurrë, gjë që kërkon që të gjithë të bashkojnë përpjekjet për të luftuar këtë krim, shkruan KP.

Korrupsioni është një fenomen kompleks social, politik dhe ekonomik që prek të gjitha vendet. Korrupsioni minon institucionet demokratike, ngadalëson zhvillimin ekonomik dhe kontribuon në paqëndrueshmërinë qeveritare.