Fjalë Kyçe

Lajçak: E dënova fuqishëm sulmin terrorist që synonte infrastrukturën kritike në Kosovë

Lajçak: E dënova fuqishëm sulmin terrorist që synonte infrastrukturën kritike në Kosovë

Deeskalimi në Veri, Lajçak: S’ka afat zyrtar për pranimin e propozimeve të BE’së
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në përmbledhjen e aktivisteve që ka bërë për këto dy javët e fundit ka përmendur sulmin në Ibër-Lepenc.

Ai ka thënë se e ka dënuar këtë sulm duke e quajtur atë terrorist.

”Udhëheqja e re e BE-së më në fund mori zyrat e veta, Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terrorist që synonte infrastrukturën kritike – një akt që e dënova fuqishëm…. “, ka shkruar Lajçaku në Facebook.

Shpërthimi i 29 nëntorit në Ibër-Lepenc – kanalin në veri të Kosovës, prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas Policisë së Kosovës, dhe u cilësua si më i rëndi në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.