Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës edhe me zëvendëskryeministren, Emilija Rexhepi.
Hovenier shkruan në platformën X, se është frymëzues përkushtimi i saj, në avancimin e përfaqësimit multietnik në vend.
”Pata një takim lamtumirës me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, përkushtimi i së cilës për avancimin e përfaqësimit multietnik të Kosovës është frymëzues. Fuqia e Kosovës qëndron në diversitetin e saj dhe Ambasada e SHBA-së do të vazhdojë të jetë partnere me të gjithë njerëzit e Kosovës për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më transparente, më të gjallë dhe demokratike”.