Fjalë Kyçe

Përurohet shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në QKUK, Kurti thotë se dy herët e para do të jenë falas për çiftet

Përurohet shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në QKUK, Kurti thotë se dy herët e para do të jenë falas për çiftet

Sot është bërë përurimi i shërbimit të ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Kryeministri Albin Kurti para mediave tha se aparatura e re moderne ka vlerën rreth 2 milionë euro.

“Pat mundësinë të shoh aparaturen e re moderne, i cili është investimi i fundit këtu, në vlere 2 milionë euro. Gjysma është prej Ministrisë së Shëndetësisë, e gjysma prej Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Me investimet që janë bërë në këtë repart, do të jetë e mundur që dy herët e para që vijnë çiftet këtu do ta kenë falas, ndërsa pas herës se dytë do të paguajnë 670 euro, ndërsa ne e dimë që në privat kushton mbi 3 mijë euro”, potencoi Kurti.

Ndryshe, çiftet deri tani kanë shpenzuar mijëra euro në klinika private e jashtë vendit gjatë përpjekjeve të tyre për t’u bërë prindër.