Visar Azemi, kryetari I degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ka deklaruar se mërgata është shtylla e Kosovës si dhe e vetë e LDK-së.
Ai ka deklaruar edhe se nga 60,000 bashkatdhetarë të cilët janë regjistruar për të votuar, mbi 25,000 nga ta janë mbështetës të kësaj partie.
Nga 60,000 bashkatdhetarë të regjistruar për të votuar, mbi 25,000 janë mbështetës tanë.
Kjo është dëshmi e fuqisë dhe besimit që mërgata ka ndaj LDK-së – partisë që gjithmonë ka qenë pranë qytetarëve.
Kosova dhe mërgata janë një!’’, ka shkruar Azemi.