Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për ecurinë e përgatitjeve në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postës do të nisë më 9 janar, ndërsa me 11 janar, partitë politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore.
“Që nga mesi i muajit gusht KQZ është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri më tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq me 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore,” deklaroi Radoniqi.
Sot, më pesë janar, KQZ ka bërë gjithashtu tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuar në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (VV) do ta ketë numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në fletëvotime do ta ketë numrin 131, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta ketë numrin 124, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është në koalicion më Nismën Socialdemokrate do ta këtë numrin 137