Kreu i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, njoftoi se të hënën është regjistruar një dridhje toke në Kosovë, gjegjësisht në juglindje të Kaçanikut.
Ai ka thënë se tërmeti që u regjistrua në orën 18:44 pati magnitudë prej 2.6 shkallë të rihterit.
Tërmeti është ndier nga qytetarët e juglindjes, por dridhja tha se “nuk e kishte potencialin që t’i rrezikojë nga ndonjë dëm material”.
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës – ME dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më datë 06/01/2025 n’ora 18:44 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës dhe i Maqedonisë Veriore (zona Juglindore e Kosovës dhe zona Veriperëndimore e MV) është goditur me një tërmet me magnitudë 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit”, thuhet në njoftimin e Mustafës në Facebook.