Fjalë Kyçe

Shala: Bojkoti i emisioneve nga LVV-ja, shkak i mungesës së rezultateve në qeverisje

Shala: Bojkoti i emisioneve nga LVV-ja, shkak i mungesës së rezultateve në qeverisje

Kujtim Shala nga LDK-ja e ka cilësuar bojkotin e emisioneve nga LVV-në si një përpjekje për të fshehur mungesën e rezultateve në qeverisje, duke penguar kështu ballafaqimin me opozitën.

Shala ka theksuar rëndësinë e debateve televizive që përfaqësuesit politikë të përballen me njëri-tjetrin dhe t’u japin mundësi qytetarëve të dëgjojnë pikëpamjet e ndryshme.

Ai ka shtuar se duke mos debatuar në këto emisione do të ishte një humbje e madhe për procesin zgjedhor dhe do të pengonte transparencën e Qeverisë.

“Është problematik, pasi studiot televizive na japin rastin që të ballafaqohemi, pra ne si përfaqësues të subjekteve pulitke opozite dhe qytetarët kanë interes që të ballafaqojnë pikëpamjet me përfaqësuesit e Qeverisë, pra programet tona pasta të flasim për mandatin qeverisës dhe kjo është mundësia e vetme. Kjo i bie që ne nuk mund të debatojmë në asnjë rast gjatë këtyre ditëve të fushatës parazgjedhore me përfaqësuesit e shumicës së tanishme dhe kjo do të jetë një mungesë shumë e madhe”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, bojkotimi i mediave nga ana e tyre është shkak i mungesës së rezultateve të qeverisjes.

“Kjo ka shumë arsye, por arsyeja themelore është mungesa totale e rezultateve të qeverisë , dhe refuzimi apo etiketimi i disa mediave hap rrugë për një shmangie të një debati të vërtetë në të cilin Qeveria do ta donte se do të dilte shumë keq”, ka deklaruar Shala. /Dukagjini/