Chelsea do të tentojë rrëmbimin e yllit të Man Utd nëse ai ‘nuk pajtohet’ me kontratën e re
Chelsea thuhet se është gati të tentojë transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Kobbie Mainoo, nëse ky i fundit nuk arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës me kushte të reja.
Sipas gazetarit Matt Law, Chelsea ka shprehur admirim për Mainoo të United, edhe pse nuk ka pasur asnjë diskutim zyrtar mes klubeve në këtë fazë.
Raportet që lidhin Mainoon me Chelsean besohet se janë të lidhura me negociatat e vazhdueshme të kontratës me United.
Nëse Mainoo dështon të arrijë një marrëveshje të re, Chelsea thuhet se është gati të ndërhyjë dhe të ndjekë mesfushorin e talentuar.
Mainoo, 19 vjeç, ka luajtur 16 herë në të gjitha garat për Djajtë e Kuq këtë sezon dhe tashmë është një reprezentues i rregullt i Anglisë.
Çmimi i tij në faqen e specializuar të transferimeve Transfermarkt vlerësohet të jetë 55 milionë euro.