Fjalë Kyçe

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore zgjedhje

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore zgjedhje

Të shtunën, 11 janar, partitë politike në Kosovë nisin zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

28 subjekte politike me 1,280 kandidatë janë certifikuar për këto zgjedhje. Qytetarët do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin deri në pesë kandidatë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati bërë të ditur se numri i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës. Votuesit jashtë Kosovës, kësaj radhe përveç votimit me postë mund të votojnë edhe përmes 17 ambasadave dhe 15 konsullatave në 19 shtete.

Me ndryshimet ligjore, këtë herë heshtja zgjedhore do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre. Hapja e qendrave bëhet në orën 7:00 dhe mbyllen në 19:00. Heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.

Nga listat zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin qeverinë e re.