Zhduket një femër në Pejë
Një person ka raportuar në polici se mbesa e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur të premten në Ferizaj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
“Rr. Bislim Rexhepi, Ferizaj 10.01.2025 – 10:25. Një mashkull kosovar, ka raportuar se mbesa e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Malishevë, ku nëna ka raportuar vajzën e saj të zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Drenoc, Malishevë 06.01.2025 – NN. Me 10.01.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj nga data e lart-cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në raport.