Fjalë Kyçe

SHBA-ja për fushatën: Presim që partitë politike të përmbu

SHBA-ja për fushatën: Presim që partitë politike të përmbu

Ambasada Amerikane në Kosovë ka mirëpritur fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në Kosovë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se mirëpret fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore, duke u shprehur se pret që partitë politike dhe institucionet t’i përmbushin “traditat e tyre të forta demokratike”.

Sipas ambasadës, zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë ,derisa u shpreh se pret nga pjesëmarrësit në zgjedhje të respektojnë sundimin e ligjit.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në Kosovë. Ne presim që partitë politike dhe institucionet demokratike të Kosovës të përmbushin traditat e tyre të forta demokratike. Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social X.

Zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare ka nisur më 11 janar. Zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt.