Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka marrë pjese në tubim në Shale të Bajgores.
Në këtë tubim, Shala është vlerësuar lartë nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.
“Ferat Shala, e di që një pjesë e madhe e njihni. Ka qenë prej fillimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mik i ngushtë edhe i Hashim Thaçit edhe i Kadri Veselit. Ka qenë drejtori më i suksesshëm në ndërmarrjen Trepça, epoka e cila ka qenë e lavdishme nën udhëheqjen e tij. Ka kontribuar shumë për qytetin e Mitrovicës.” – ka thënë Tahiri.