Fjalë Kyçe

Vëzhguesit e BE-së të zgjedhjeve në Kosovë vendosen në terren

Vëzhguesit e BE-së të zgjedhjeve në Kosovë vendosen në terren

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) sot ka vendosur në teren 18 vëzhgues afatgjatë për procesin e zgjedhjeve në Kosovë më 9 shkurtit, raporton “Ekonomia Online”.

Në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, ishte bashkë më vëzhguesit, të cilëve u uroi mirëseardhje.

“Mirëserdhët në Kosovë, u uroj fat të mbarë në misionin tuaj në Kosovë”, u tha Loiseau vëzhguesve.
Vëzhguesit janë nga 18 shtetet anëtare të BE-së.

Zyra e Shtypit nga Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, ka njoftuar se vëzhguesit afatgjatë të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së (VAGJ) u vendosën sot në të gjithë Kosovën, ndërsa tani po fillojnë detyrat e tyre të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Loiseau së bashku me zëvendëskryevëzhguesin Thomas Boserup i uruan VAGJ një mision të mbarë.

“Në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë”, thuhet në njoftim.