Fjalë Kyçe

Policia arreston tre persona, dyshohet se morën ryshfet nga bizneset në Gjakovë

Policia arreston tre persona, dyshohet se morën ryshfet nga bizneset në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “marrje e ryshfetit”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kanë marrë informata tre të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve.

Tre të dyshuarit thuhet se janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

“Janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se ka kontrolluar edhe objektet e banimit të të dyshuarve dhe ndër të tjera ka sekuestruar mbi 11 mijë euro.

“Sot, më datë 20.01.2025, me Urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë) ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Gjatë kontrollit janë sekuestruara dëshmitë si në vijim: para të gatshme 11 mijë e 600 euro, 4 telefona mobilë, 1 IPOD, 1 pasaportë e Republikës se Shqipërisë, 1 letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë”, thuhet në njoftim.