Kylian Mbappe po vazhdon të shfaq formë të jashtëzakonshme në javët e fundit.
Ylli francez shënoi mbrëmë dygolësh në fitoren e Real Madridit ndaj Las Palmas me rezultat 4:1.
Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit i ka realizuar katër gola në tri ndeshjet e fundit, ndërsa në 10 ndeshjet e fundit i ka 10 kontribute në gola (gol + asistim).
Në përgjithësi në këtë edicion, nga 30 ndeshje të zhvilluara ai arriti në kuotën e 18 golave, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, kjo ka bërë që trajneri Carlo Ancelotti ta ngre në qiell atë, duke insistuar se për momentin në pozitën e ish-futbollistit të Monacos nuk ka më të mirë në botë.
“Për mua, Kylian Mbappé është qendërsulmuesi më i mirë në botë”, tha fillimisht “Don Carlo”.
“Ne mund të luajmë me të në krahë, më besoni… por, nuk ka numër 9 më të mirë në botë sesa Kylian Mbappé”, përfundoi Ancelotti.
Mbappe u kritikua në fillim të eksperiencës së tij madrilene, por tash duket se e ka gjetur formën ideale dhe dalëngadalë po i hesht kritikët.