Fjalë Kyçe

Lajçaku për takimin me Vuçiqin: Marrëveshja e Ohrit hapi rrugën drejt normalizimit

Lajçaku për takimin me Vuçiqin: Marrëveshja e Ohrit hapi rrugën drejt normalizimit

Emisari evropian në largim për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për Marrëveshjen e Ohrit që hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën.

Lajçak ka shkruar të martën mbrëma në X se progresi i mëtutjeshëm “është në interes të Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së tyre”.

“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual me presidentin Aleksandar Vuçiq fola për gjendjen në dialog, Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së tyre”, është shprehur ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës me Lajçakun ka diskutuar për të ardhmen e dialogut.

Vuçiqi ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram se ka pasur një “bisedë të hapur” për sfidat e sigurisë me të cilat përballet siç ka thënë “populli serb” në Kosovë.

“Një bisedë e hapur me Lajçakun për situatën në rajon, veçanërisht për sfidat e sigurisë me të cilat përballet populli ynë në Kosovë, si dhe për të ardhmen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar ai duke shtuar së pret nga shtetet anëtare të BE-së “të forcojnë angazhimin dhe ndikimin e tyre” në Kosovë.